Agnelli dhe Elkan

'Tërmeti' te Juventus, bardhezinjtë s'kanë lëkundje në bursë! John Elkan: Dorëheqja akt përgjegjësie, Allegri pikë referimi

29 Nëntor 2022, 22:49| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 22:51

  • Share

Juventus pësoi një "tërmet" dje, me presidentin Andrea Agnelli dhe gjithë bordin e drejtorëve që dhanë dorëheqjen. Pas hetimit gjyqësor nga prokuroria e Torinos në lidhje me lëvizjet e dyshuara jo të rregullta të lojtarëve dhe ndryshimin e bilanceve financiare, "Zonja e Vjetër" ndryshon drejtim pas 12 vitesh. Klubi vijon të jetë në bursë qëndrueshëm dhe këtë pasdite u mbyll me -0.93, një shifër shumë më e mirë se parashikimet.

Drejtuesit vendosën si president të ri Gianluca Ferreron, një ekonomist i njohur në Itali. Shefi Ekzekutiv i EXOR, kompanisë që ka në zotërim Juventusin, John Elkan ka treguar se dorëheqja e Agnellit dhe drejtorëve është një akt përgjegjshmëria.

"Dorëheqjet e drejtorëve të Juventusit përfaqësojnë një akt përgjegjësie, i cili vë në plan të parë interesat e kompanisë. Bordi i ri që do të lindë në janar do të përbëhet nga figura shumë profesionale nga pikëpamja teknike dhe ligjore, të udhëhequr nga Presidenti Gianluca Ferrero: së bashku me drejtorët e tjerë, ai do të ketë për detyrë të adresojë dhe zgjidhë çështjet ligjore.

Besoj se kompania do të jetë në gjendje të tregojë se ka vepruar gjithmonë në mënyrë korrekte. Maurizio Scanavino, i cili ka demonstruar aftësi solide menaxheriale në të gjitha kompanitë ku ka punuar, do të përfitojë nga përvoja e fituar mbi të gjitha në fushën e medias dixhitale për të përshpejtuar zhvillimin e Juventusit, një prej markave më të forta në botë.

Massimiliano Allegri mbetet pika e referencës në fushën sportive të Juventusit: ne po llogarisim tek ai dhe në të gjithë ekipin që të vazhdojnë të fitojnë siç kanë treguar se mund të bëjnë javët e fundit, duke i mbajtur objektivat tona në fushë shumë lart.

Dua të falënderoj kushëririn tim Andrea që na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme, të cilat nuk do t'i harrojmë kurrë. Në këto 12 vite kemi fituar shumë. Merita është mbi të gjitha e tij, si dhe e grave dhe burrave që nën drejtimin e tij kanë arritur qëllime të paharrueshme. Historia jonë flet për fitore dhe na jep forcën që na duhet në këto momente. Me mbështetjen dhe dashurinë e fansave tanë", thotë Elkan.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?