Një grua 77-vjeçare është nxjerrë nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë pas 212 orësh nën rrënoja. Ky shpëtim renditet si një ndër më të vështirët për t'u realizuar kanë thënë ekipet e shpëtimet në Turqi pasi mundësitë që të vdiste nga mungesa e oksigjenit ose dehidratimi ishin shumë të mëdha.
Fatma Gungor u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Adiyaman, Turqi, pasi mbeti e bllokuar për gati nëntë ditë.
Gjithashtu, renditur në moshat e reja është adoleshentja siriane Seher Ghanam, 15 vjeç, e cila ishte një nga të paktat që u gjetën gjallë dje nga provinca Hatay pasi kishte qëndruar nën rrënoja për 209 orë. Ajo u fotografua duke drejtuar gishtat drejt qiellit teksa u mor nga punonjësit e shërbimit të urgjencës në një barelë, e mbështjellë me një batanije dhe me një maskë oksigjeni, përpara se të shkonte më pas në një ambulancë për trajtim.
Seher u shpëtua menjëherë pasi babai i saj Faez Ghanam u lirua nga e njëjta ndërtesë.
Lajmi kryesor:
Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, shkon në 41 mijë numri i viktimave! Erdogan zotohet: Do t’i rindërtojmë të gjitha shtëpitë
F.D/ReportTv.al