Pamjet e plasaritjeve te publikuara nga ambasada gjermane

Kronikë

Tërmeti trondit edhe ambasadën gjermane në Tiranë

23 Shtator 2019, 11:00| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 11:08

  • Share

Ambasada gjermane në Tiranë ka pësuar disa plasaritje të vogla si pasojë e tërmetit që tronditi vendin dy ditë më parë dhe që u shoqërua me disa pasgoditje të vogla, por pa rrezik.

"Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë.

Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij" shkruan ambasada në faqen në Facebook. 

915 familje u prekën nga tërmeti, banesat e së cilëve u dëmtuan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?