Bota

Tërmeti trondit Rodosin, bregdetin turk dhe zonën e Kalabrisë në Itali

25 Tetor 2019, 08:53| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 10:00

  • Share

Një tërmet me magnitudë 4,4 në shkallën Rihter ka rënë në orën 12:06 pas mesnatës në zonën detare midis Rodosit në Greqi dhe bregdetit turk.

Fillimisht Instituti Gjeodezik i Athinës njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 4.6, por më pas e korrigjoj njoftimin dukë deklaruar se tërmeti kishte magnitudë 4.4.

Epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra në lindje të Rodos, me një thellësi prej 4.5 kilometrash. Lëkundjet e tërmetit u ndien në Rodos dhe në qytetet dhe fshatrat e Turqisë.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, apo për dëme materiale

Një tjetër tërmet ka goditur edhe zonën e Kalabrisë në Itali mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 06:31.

Tërmeti ka qenë magnitudë 4.4 në një thellësi prej 11 kilometrash nën tokë. Epiqendra ka qenë në provincën e Cosenza.

Mediat italiane nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?