Dita e stome ka regjistruar temperatura rekord, ku termometri arriti deri në 41.6 gradë në Kuçovë, Dimal dhe Belsh.
Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje me Skype për 'Report Tv' u shpreh se të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme.
"Ka patur sot vlera shumë të larta të regjistruara, ku në Shkodër, Tiranë, Fier, Vlorë e Sarandë kanë shënuar 39 gradë celsius. Elbasani, Gjirokastra, Berati janë luhatur nga 40 në 40.5, ndërsa zonat me vlerat më të larta janë Kuçova, Dimali e Belshi, në vlerat 41 gradë 41.6. Edhe orët në vijim do mbeten temperaturat e larta edhe gjatë ditës së nesërme", tha ai.
Osmani dha lajmin e mirë, ndërsa tha se fundjava pritet të sjellë një rënie temperaturash me 4 gradë.
"Do ketë një rënie të lehtë në veri dhe qendër ndërsa jugu do mbetet në të njëjtat vlera si ato të ditës së sotme. Kjo valë pritet të largohet në fundjavë, duke bërë që të kemi një rënie me 4 gradë celsius", u shpreh meterologu.
Po cfare kushtetusje aty me shume se gjysma jane ne konflikt interesi, Tusha, Xhaferrllari etj jane ushtare te partise
Përgjigju