Si ta bashkojmë Shqipërinë, për ta ndarë është e lehtë! Ndarja e Shqipërisë për njerëzit e jo më për politikën e cila njerëzit nga ky vend i ka detyruar të ikin. Sot duhet harta e rikthimit e jo më vendeve që jetohen vetëm në letra pasi në realitet janë zbrazur duhet harta e bashkimit të shtetit me individin.
2 Rajone, Pse dy? Po sa? Kush e kujton atë ndarjen e kungulleshave. Me pyetjen Po sa? Ndoshta sdo gjendet kurrë konsensusi për hartën si me kungulleshat! Lexoj sot se një ekspert! Ka thënë të ndajmë territorin e vendit në 2 rajone me hartën e re territoriale.
Ndoshta ka të drejtë, por për fat e kemi sfumuar e pse jo 100 % ndasinë mes shqiptarëve në Geg dhe Toskë. Që nga koha e vendosjes së një shqipe si gjuhë zyrtare pa dialekte. Sot rikthehet befas teza e 2 rajoneve, teza e cila të kthen në kohën e Gegë e Toskë.
A s’do ishte më mirë, nga 12 qarqe, të kishim 4 rajone: Veri-Jug Lindje-Perëndim. Një paralelizëm. Në çdo qytet me një unazë ose ndërlidhje me autostradat, Italia përdor 4 hyrje veri, perëndim, lindje, jug. E njëjta strategji po përdoret me Tiranën. Ka portën hyrëse nga Lindja nga Perëndimi, Veriu e Jugu. Unaza e Madhe është drejt fundit dhe po e kthen si qytetet apo kryeqytet botërore.
Bashkitë nga 61 mund ti rritni ose zvogëloni, pjesëtoni ose gruponi por do ishte e udhës të mos e rrudhni SHQIPËRINË në dy rajone. Të cilat me logjikë do ishin Veri-Jug si dikur Gegë e Toskë.
Ke shumë të drejtë, po kjo do jetë ndonjë idiotësi e paguar nga antishqiptarizma... Të lumtë për analizën e thjeshtë dhe llogjike... Rroftë Shqipëria...
Përgjigju