Një pilot i gjendur përpallë një atentati terrorist vendos që të vrasë 164 pasagjerë, duke shpëtuar jetën e 70 mijë tifozëve në një stadium. Nga ky moment piloti rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm.
Seancat gjyqësore të shfaqjes “Terror” me regji të Gëzim Kames zhvillohen në qiell, në shtabet e Natos, sallat e kontrollit të hapësirës ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjykata edhe njerëzit e thjeshtë do të vendosin nëse piloti është vrasës apo hero?
Ndërsa, autori Ferdinand Von Shirach kërkon që të ndërgjegjësoj njerëzit ndaj rreziqeve të kohës moderne, dy temat qendrore që vijnë pastër nën regjinë e Kames, janë: terrorizmi dhe mosfunksionimi i sistemit gjyqësor.
Terrori sot është prezent në të gjithë botën, si një rrezik që nuk duhet harruar dhe nuk duhet neglizhuar. Për këtë koncepti regjisorial i Kames na bën të reflektojmë se ky nuk është vetëm një problem, që u përket vetëm shteteve të mëdha, por edhe Shqipërisë.
Ndërsa, zhvillimi i ngjarjeve në një sallë gjyqi, tipik gjerman, më ligje strikte dhe rregulla të jashtëzakonshme na sjellin në 1 orë e 30 minuta një model gjykimi dhe të daljes së të drejtës së njeriut në pah është një shumë aktuale në këto momente për drejtësinë shqiptare, prandaj, sikundër regjisori sjell këtë shfaqje edhe si një masterklas për jurispudencën.
Përballë lojës së Yllka Mujës, palës mbrojtëse të pilotit të pandehur, që interpretohet nga Lulzim Zeqja, vendoset Eva Alikaj, nën petkun e prokurores, e cila ngre pyetje esenciale për këdo të pranishëm në atë sallë gjyqi: Nëse në avion do të ishte familja e pilotit, fëmijët apo bashkëshortja çfarë do të zgjidhte që të bënte ai?
Por, cili do të jetë fati i pilotit që urdhërohet të godasë stadiumin, por që bën një zgjidhje individuale, duke thyer urdhërin e marrë. Në këtë gjyq të veçantë do të marrë pjesë edhe Viktor Zhusti me Astrit Hasanin. Prandaj për të gjithë publikun artdashës, nga data 5 tetor “Terror” e autorit Ferdinand Von Shirak (Ferdinand Von Shirach) shfaqet në sallën e ArTurbinës.