Foto ilustruese

Terror në tren! 20 vjeçari në Itali sulmohet me thikë, agresori ia mbath nga policia

6 Shtator 2020, 22:50| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 22:53

  • Share

ITALI- Një shqiptar është goditur me thikë në një tren që u largua nga Santa Maria Novella mbrëmë dhe ndaloi në Rifredi.

Pasi u pa nga pasagjerët, ata lajmëruan policinë hekurudhore dhe më pas ambulancë.

Siç raportojnë mediat italiane, i plagosuri është një djalë 20 vjeç nga Shqipëria, i cili jetonte në Itali.

Fatmirësisht thika nuk depërtoi thellë dhe i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane po heton për gjetjen dhe prangosjen e autorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?