Princi i Jordanisë, Ghazi Bin Muhammad

Politikë

Terrorizmi dhe ekstremizmi, Princi i Jordanisë nesër në Tiranë, takim me Ramën

3 Qershor 2018, 09:59| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 12:29

  • Share

Princi i Jordanisë, Ghazi Bin Muhammad, ka zgjedhur Tiranën si vendi ku do të organizojë forumin kundër terrorizmit “Aqaba Meetings”. Princi do të jetë nesër në Tiranë, për të hapur këtë konferencë bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kësaj here është qeveria shqiptare dhe ajo holandeze që e organizojnë forumin, ku do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, mes tyre kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të qeverisë Maqedonase e asaj Bullgare.

Takimi do të diskutojë sfidat e Ballkanit Perëndimor ndaj ekstremizmit, dhe në të do të marrin pjesë zyrtarë të çështjeve të sigurisë dhe çështjeve politike nga disa vende të rajonit, partnerë ndërkombëtare, BE, si dhe përfaqësues të fesë dhe akademikë.

Forumi “Aqaba Meetings”, u iniciua në vitin 2015 nga Mbreti Abdulla II i Jordanisë me qëllim koordinimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Komento

Komente

  • populli: 03/06/2018 12:13

    mjafte u moret me keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?