Terrorizmi, në 7 vite Shqipëria vetëm 156 kërkesa Facebook-ut për hetimin e profileve të dyshuara

5 Nëntor 2020, 12:52| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 14:25

  • Share

Autoritetet e sigurisë në të gjitha vendet e botës, me qëllim mbrojtjen nga krimet kompjuterike, por sidomos të terrorizimit kanë edhe ndihmën e një prej rrjeteve sociale më të njohur në botë, Facebook.

Prej tetë vitesh ky rrjet vë në dispozicion të dhënat e përdoruesve që shikohen si problematik nga shtete të ndryshme, pas kërkesës zyrtare që autoritetet e sigurisë i drejtojnë. Këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe Shqipëria. Referuar të dhënave, nga vitit 2013 deri në 2019-ën vendi ynë ka depozituar 156 kërkesa drejtuar facebook. Po të krahasosh numrin e listës së kërkesave që kanë bërë vendet fqinje që nga fillimi, Shqipëria renditet në vendet me numrin më të ulët në rajon.

Referuar të dhënave të Facebook, rezulton se në rajon, shteti i cili i është drejtuar rrjetit të njohur social me më shumë kërkesa, është Greqia me 4,203 në total, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 428 të tilla, Mali i Zi me 168, Kosova me 160 dhe në fund Shqipëria me vetëm 156 kërkesa.

Përsa i përket të dhënave konkrete vit pas viti të Shqipërisë, numri më i lartë i kërkesave ka qenë në vitin 2016, me 36 të tilla, ndërsa viti me më pak kërkesa ka qenë 2013-a, me vetëm 12 kërkesa. Në rang global, janë gati 1 milion kërkesa nisur Facebook.

Përmes platformave sociale, sidomos Facebook, raportohen sasi e konsiderueshme materialesh abuzimi seksual tek të miturit, por edhe përdorimin e tyre për aktivitete terroriste.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?