Josif Kavaja

Qëlloi drejt RENEA-s dhe policisë në Elbasan, arrest me burg për Josif Kavajën

28 Dhjetor 2020, 17:10| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 17:25

  • Share

Gjykata e Elbasanit ka marrë sot masën 'arrest me burg' për Josif Kavajën, i cili 4 ditë më parë qëlloi me armë ndaj policisë dhe RENEA-s në Seltë të Elbasanit.

Mbrëmjen e 24 dhjetorit, 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar 12 herë me kallashnikov drejt policisë, më pas është arratisur në pyll, duke refuzuar çdo negociatë për t'u dorëzuar prej më shumë se 4 orësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia ka shkuar për kontroll banese, me vendim Gjykate në banesën Kavajës, pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit dispononte armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Policia u në ndjekje të 45 vjeçarit dhe pas më shumë se 16 orësh në arrati, arriti të arrestojë 45-vjeçarin mëngjesin e 25 dhjetorit. Gjatë orëve të natës Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit. Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur 45-vjeçarin me dy plumba, një në bark dhe një në këmbë. 

Josif Kavaja u transportua drejt Elbasanit për tu futur në sallën e operimit për ndërhyrjen kirurgjikale.

Policia njoftoi se në banesën e Kavajës janë gjetur 13500  fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi  me fara kanabis.

Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit  me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopat.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati nënë labe e babë lushnjar, dmth pjella e lushnjarit.: 28/12/2020 20:48

    Si eshte e mundurë të kete qelluar gjith natën kunder policisë dhe kjo nuk e qërroi? U merruamë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?