LEZHË- Një banor i qytetit të Lezhës ka rënë në pranga pasi terrorizoi banorët duke qarkulluar nëpër lagje me një armë kallashnikov.
Pas denoncimit të qytetarëve, policia ka arrestuar autorin me iniciale K.M., banues në Milot. Ndaj tij rëndojnë akuzat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Ky person u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Autori me iniciale K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.