Që të fitosh vendin e kandidatit për deputet në Partinë Demokratike, duhet ndër të tjera të mbash mend të paktën 3 emra të shokëve në universitet. Është kjo një nga pyetjet që kandidatët e përzgjedhur nga baza duhet të plotësojnë në formularin e vetëdeklarimit.
Në formularin me rreth 50 pyetje që PD e publikoi më 25 qershor, kërkohet edhe nëse kandidati është pjesëmarrës i rregullt në lojërat e fatit, është përdorues i alkoolit, substancave narkotike, të shprehet për gjendjen emocionale dhe psikologjike apo nëse ka shkuar te psikologu, por do të duhet të plotësojë edhe kontaktet e eprorëve në 10 vitet e fundit.
Formularin nuk do ta plotësojnë rreth 3 mijë kandidatët e propozuar nga anëtarësia në 12 qarqe. Tashmë në PD, është ngritur Komisioni i Vlerësimit, i cili siç burime brenda selisë blu thonë për Report Tv, ka shqyrtuar deri tani emrat në disa qarqe, në një proces që pritet të përmbyllet në 15 shtator. Vetëm ata që do të marrin pëlqimin e komisionit me 5 anëtarë, do të kalojnë në fazën e formularit i cili ndër të tjera përmban pyetje jo vetëm për pastërtinë e figurës, por edhe për burimin e pasurive.
“A keni aplikuar ndonjëherë për t’u pajisur me certifikatë sigurie? A ju është refuzuar ajo? A jeni përfshirë ndonjëherë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar? A kanë qenë apo jo të dënuar, në procedim penal, hetim apo gjykim, brenda apo jashtë vendit? A ju është refuzuar në 10 vitet e fundit hyrja në vendet e BE/NATO? A keni kërkuar azil politik?” - Janë disa pyetjet që duhet tu përgjigjen të propozuarit për kandidatë.
Sa i takon pasurive, objekt i deklarimit do të jenë të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite, burimet e krijimit të tyre dhe të drejtat reale mbi to, brenda dhe jashtë vendit, të cilat ndodhen në pronësi të kandidatëve që do të plotësojnë formularin, bashkëshortëve apo fëmijëve të tyre.
Partia Demokratike është kujdesur që të mos ketë në armatën e kandidatëve që do të jenë në ballë të garës elektorale të prill-majit 2021, emra të cilët nga viti 1944 deri në vitin 1991 kanë qenë anëtarë ose kandidat të Byrosë Politike, anëtar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, anëtar të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Kryetar i punëve të Degëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish sigurimit të shtetit, bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në procese politike të posaçme.
Por si do të verifikohet vërtetësia e përgjigjeve?
Një nga anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Enriketa Papa, tha se do se mund të kërkohet edhe ndihma edhe e autoriteteve shtetërore.
Të gjithë ish-deputetët apo kryetarët e bashkive që kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk janë të detyruar të plotësojnë formularin e selisë blu, e njëjtë po ashtu, edhe kupola e Partisë Demokratike, kryetari, nënkryetarët, Sekretari i përgjithshëm dhe ish kryeministrat ndër vite.
Mos harroni edhe testin e besnikerise ne familje. Te gjithe keta bythqira sa behen deputete rendin pas sekretarkave e pas kurvickave dhe harrojne se kane gra e femije te tyre ne shtepi. Çfare do prese elektorati prej tyre, kur braktisin familjet e tyre.
PërgjigjuDo na ngelen mul noka e ben ristani pa mandat deputeti me keto kritere
Përgjigju