Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat

7 Dhjetor 2021, 12:57| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 17:08

  • Share

Dy javë pas vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.

Shifra të tilla për ekspertin kriminalist, Artan Rexhepi, janë shumë shqetësuese. I ftuar në studion e Report Tv, në studion e " Sot, live në Shqipëri", të gazetarit Andi Kapxhiu, ai e përshëndeti vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

"Edhe sektorë të tjerë të administratës civile duhet ta bëjnë këtë test. Kjo e policisë është një lëvizje shumë e mirë, një bravo shumë e madhe për policinë.  Kam frikë se mund të jetë targetuar me moshë dhe kjo nuk është e drejtë. Nëse një ilaç tensioni e jep këtë problem atëherë është çështje që mund të zgjidhet. E rëndësishme është që të ruhet anonimati deri sa të zbardhet përfundimisht. Punonjësi i policisë duhet ta dijë që ai është përpara ligjit i barabartë me të gjithë të tjerët.

Shifrat janë shqetësuese. Si mundet një OPGJ të hetojë një rast droge kur është vetë përdorues. Do t'ia sugjeroja ministrit të Drejtësisë që të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me drogën, e trajtuara nga policë përdorues droge, të ritrajtohen", tha Rexhepi, i cili propozoi që ky test të bëhet edhe për administratën publike.

Ndërkohë që nga ana e tij Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Efektivëve të Policisë, në lidhje direkte me "Sot, live në Shqipëri", u shpreh se me këtë aksion po zbatohet ligji.

"Thjesht po zbatohet ligji. Pyetja e thjeshtë që mund të bëjnë qytetarët është se nëse një polic është përdorues droge, ku e merr drogën? Kjo e bën të detyrueshme edhe testin e drogës në polici. Duke qenë se droga nuk është e ligjëruar polici atëherë e merr drogën nga grupet kriminale. Minimalisht është bashkëpunëtor në krim.  Rregullorja e policisë e bën të detyrueshme testin e drogës që në momentin kur garon për në polici", tha ai.

Të dy ekspertët u shprehën se është e rëndësishme që gjatë gjithë procesit deri në konfirmim final të ruhet anonimati dhe në fund policët përdorues droge të çohen për ndjekje penale.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • loni: 07/12/2021 16:42

    Satedin Fishta eshte nje njeri me vlera por medjat eshte turp qe marin ne intervista kete idjotin Rexhepi...

    Përgjigju
  • Drejtori: 07/12/2021 13:38

    Fiks e ka Drejtor Gledisi, por ne kto kushte testimesh Duhet fikur telefoni dhe duhet anashkaluar cdo gje.. Jo miku e leku Per nderhyrje! Dhe per sa i perket ilaceve te tensionit dhe tjera semundjeve, Jane genjeshtra se perndryshe sdo ishte ne forcat e shtetit, Sepse slejohet me semundje e me tension e me depresion, 100 semundje ne polici nuk lejohet, seshte per ate pune. Por te gjitha mashtrime jane, testime selektive, Sepse duhet te behet blic dhe me urgjence, Perdite ne te gjitha drejtorite pa dallim , jane me leje apo te semure me raport, ti merret testi ne gjak gjithsesi. Dhe kjo qe behet me policine te behet ne gjitha administratat se jane me keq se policia... Dhe te shikohen te gjithe gradat, nga ushtari deri te komandanti, Jo selektive. Ti shikojne mire kto perdoruesit dhe jo vetem kto, se jane te gjithe KONTIGJENT dhe bashkepuntor ne krim!!! Respekt per drejtori nqs e ka seriozisht.

    Përgjigju
  • Shcba: 07/12/2021 13:27

    Prisni Tiranen! Nuk ka si te mos kete lidhje me drogen kur ne cdo cep shkolle, jovetem te mesmet po dhe ne 9 vjecaret, ka majmune qe shesin droge, dhe qe identifikohen kollaj nga prinderit? Keta police te ndiqen penalisht nese jane perdorues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?