Mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka iu nënshtrua testeve mjekësore në kryeqytetin italian të hënën dhe rezultatet konfirmuan se nuk kishte probleme me zemrën për futbollistin nga Bregu i Fildishtë, i cili u rrëzuar në fushë gjatë ndeshjes së Serie A kundër Udineses (1-1), e cila u ndërpre në minutën e 72.
Ndicka doli nga spitali i Udines të hënën dhe analizat e para nuk i kishin gjetur probleme me zemrën 24-vjeçarit.
Gazetari i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante shton në 'X' se Ndicka do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme të hënën, më 22 prill, për të kontrolluar mushkëritë e tij.
Sigurisht që nesër kundër Milanit në Europa League ai nuk do jetë i gatshëm për Daniele De Rossin.
+++Ndicka. Oggi esami a Villa Stuart accertamenti di terzo livello che hanno dato esito negativo per problemi cardiaci. Il giocatore rimarrà a riposo fino a lunedì quando effettuerà nuovi controlli per la valutazione polmonare. @SkySport pic.twitter.com/EWXRstVUKq
— Angelo Mangiante (@angelomangiante) April 17, 2024