Testet e shpejta në Kodër-Kamëz 30% me COVID/ Drejtoresha: Kryhen çdo ditë nga ora 10:00-16:00! S'ka përplasje oraresh (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 17:46| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 17:57

  • Share

TIRANË- Qendra shëndetësore e Kodër-Kamzës është një prej 6 pikave ku kryhen testet e shpejta me referim nga mjeku i familjes. Drejtoresha Merita Kote thotë se nga testet e kryera deri më tani 30% kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

"Fluksi pothuajse është konstant. Pacientët referohen nga mjeku i familjes me anë të sistemit elektronik, datë dhe orën për testin e shpejtë. Fasha e orarit 10-16. Te fasha oraresh dhe data nuk kemi përplasje. Në këto ditë përafërsisht gati 30% e testeve që janë bere kanë dalë pozitiv", tha Kote.

Stafi në qendrën shëndetësore është trajnuar për testin e shpejtë, që u kryhet qytetarëve deri në ditën e pestë të shenjave klinike.

Në këtë pikë testimi referojnë mjekët e familjes të qendrave shëndetësore: Paskuqan, Kamëz, Bathore, Kodër-Kamëz, Bërxull, Prezë dhe Vorë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?