Komiteti Teknik i Eksperteve COVID-19

Testet për COVID-19/ Ekspertët i përgjigjen Bashës: Strategjia ka funksionuar, s'ka arsye pse ta ndryshojmë

7 Prill 2020, 17:49| Përditesimi: 7 Prill 2020, 18:14

  • Share

Debatin e ashpër mes PD dhe kryeministrit Rama nëse duhen bërë më shumë teste apo jo, ka qenë Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur për pandeminë e COVID-19 që ka sqaruar dhe qetësuar qytetarët shqiptar në lidhje me mënyrën e kryerjes së testimeve. Sipas Komitetit Teknik nisur nga konstatimet dhe rezultatet e deritanishme në Shqipëri, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar apo ndryshuar strategjinë e ndjekur pasi ka rezultuar efektive.

Në lidhje me mënyrën e testimit nëse duhet të jenë në masë, apo në gjurmimin e rasteve të dyshuara për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve shprehet se kjo has debat në të gjithë botën, por modeli i ndjekur në Shqipëri ka funksionuar deri në këto çaste.

Sipas komitetit kjo strategji bazohet në ekspertë, modele dhe projeksione të bëra, rekomandimeve të OBSH dhe është arritur në përfundimin që të ndiqet modeli i testimit të rasteve të dyshuara dhe personave të tjetër të lidhur me pacientin e prekur për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

"Strategjia e testimit për Covid 19 bazohet në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSh për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Debati mbi testet për Covid 19, mbi sasinë e testeve që kryhen, mbi rezultatet e një modeli apo një modeli tjetër, është një debat i cili vazhdon të zhvillohet në mbarë botën dhe ka opinione e qasje nga më të ndryshmet.Përgjegjësia e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Një strategji që, duke u nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar", thuhet në reagimin e Komitetit teknik të Ekspertëve.

Komitetit Teknik të Ekspertëve ka vlerësuar edhe masat e marra deri tani nga autoritete duke i cilësuar se falë tyre sot kemi një kurbë të butë të epidemisë në vend. Gjithashtu Komiteti ka vlerësuar dhe punën ne terren dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara me COVID-19, ndërsa shton se nisur nga këto fakte nuk shihet arsyeja për të ndryshuar strategjinë e ndjekur që prej 9 marsit kur u shfaq dhe pacienti i parë.

"Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë pasur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente. Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar Planin tonë të paracaktuar Strategjik", shkruhet në njoftim.

Komiteti gjithashtu u bën thirrje të gjithë personave joprofesional në këtë fushë që të mos krijojë konfuzion te popullsia me deklaratat e tyre, ndërsa ka theksuar se po të mos ishin këto masa e kjo strategji e ndjekur, sot me shumë mundësi do të ishim në një kolaps të plotë të sistemit shëndetësor.

"Ne kemi një lutje për të gjitha burimet e informimit, si dhe të gjithë aktorët dhe faktorë publikë, që të sigurohen që opinionet e tyre joprofesionale, apo profesionalisht të palidhura drejtpërdrejt me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të mos krijojnë konfuzion, të hapin shtigje për hamendësime dhe gjykime të gabuara nga ana e opinionit publik, mbi punën tonë. E fundit, të gjithë ne mendojmë se të gjithë së bashku duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne jemi tejet të inkurajuar mbi rezultatet e arritura deri më sot, dhe nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se në mungesë të masave që kemi marrë dhe strategjisë që kemi ndjekur, do të gjendeshim në kushtet e kolapsit të plotë të sistemit tonë shëndetësor. Fakti që sistemi ynë Shëndetësor nuk gjendet në asnjë lloj presioni, si rezultat i daljes jashtë kontrolli të Covid19 – ashtu siç nuk ka edhe asnjë arsye që të flemë mbi dafina – nuk përbën arsye për të neglizhuar kur flitet për shumëçka, por nga ana tjetër harrohet ky fakt thelbësor. Duke ndjerë përgjegjësinë kolosale të detyrës që secili prej nesh ka, në kushtet kur e gjithë bota, të gjitha shtetet, pavarësisht shkallës së zhvillimit, gjenden çdo ditë përballë dilemash jo të vogla në raport me qasjen ndaj Covid19, Komiteti Teknik i Ekspertëve siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se udhërrëfyesi ynë i vetëm, është ndërgjegjja jonë profesionale". mbyllet njoftimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 07/04/2020 18:04

    Po keta ekspertet me nje loqke si Basha meren.Ai nuk i pqq qe te behet ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?