Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve COVID-19 në laboratorët privat për ata persona që e duan për efekte dokumentacioni që duan të ikin jashtë vendit.
Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët privatë për kryerjen e testit COVID-19, ndërsa thekson se në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga koronavirusi, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër.
Njohja e laboratorëve privat për këto testime, do të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur.
Për kryerjen e testeve privati do të raportojë çdo 24 orë dhe ka detyrim që të njoftojë menjëherë për rastet pozitive ISHP, i cili do referojë rastin dhe do të nis hetimin epidemiologjik.
Ndërsa testimi dhe hetimi epidemiologjik me qëllim gjurimimi e kontakteve dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë.
4 ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë i hapi rrugën privatit që të bëjë testet për qytetarët që duan të mësojnë nëse e kanë kaluar COVID-in.
Gjithashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar edhe udhëzimin se si do të bëhen këto procedura në laboratorët privat. (Lexo Këtu)
Kur ben tamponin tek privati dhe te del positive dhe te shkruajne rast i dyshuar duhet te konfirmohet nga IShP per sa dite behet konfirmimi dhe ne kete rast te bejne prape tampon Sa zgjat kjo procedure ?
PërgjigjuA jan te besueshme testet qe do te kryhen? Po tamponet qe po kryhen a jan te besushem? Ka familje qe ju bejn tamponin dhe dy dalin negativ e tre pozitiv ku kta qe jan negativ kan tre jav me temperatur e koll te tmerrshme e ku pjestari i familjes ka humbur jeten . Dram e vertet te ruhemi sa sesht von te perdorim maskat. Me ka ndodhur te asistoj ne nje ajsident qe ndodhi para pak ditesh ku mjeku erdhi pa mask e doreza po ashtu dhe shoferi i ambulances te paret jan kta qe nuk mbajn protecione.
PërgjigjuPatjeter qe duhet te behet me detyrim mbajtja e maskes.Shoh ketu qe pothuajsd gjysma e personave qe kane deshire te votojne thone “jo”. Si ka mundesi qe jane kaq te zgjuar dhe thone jo!!! Mblulonj o njerez gojen dhe hunden se po ju merr porropia,dhe mos i shikoni si UFO te tjeret qe mbajne maska.Ata mbrojne veten e tyre dhe juve qe thoni jo sepse thjesht jeni te trashe e foni diktature.
PërgjigjuKur ben tamponin tek privati dhe del positive dhe te shkruajne rast i dysshuar pritet konfirmimi nga IShP sa dite vonon pergjigjia e dyte dhe behet prape analize ?
Mashtrusaaa!!!!! Ju mezi i beni tamponin njerzve qe jane duke vdek nga covid-19, jo me te beni hetimin epidemiologjik e gjurmimet tuaja. Skeni turp
PërgjigjuKa fluks te lart skan ca bojn se plasen tu iu thon njrzve merrni masa, hic asnji se vret mendjen, ateher do vdisni ne pritje te testit