Foto ilustruese

Sport

Testi para Letonisë, sot miqësorja Gjibraltar-Shqipëri! Formacioni i mundshëm, në sulm Daku, Hoxha e Bajrami

4 Shtator, 10:20| Përditesimi: 4 Shtator, 10:21

  • Share

Sot Kombëtarja luan testin me Gjibraltarin përpara sfidës për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Letonisë. Në stadiumin “Europa Point” duke nisur nga ora 18:00 luhet miqësorja Gjibraltar -Shqipëri që është përballja e parë në histori mes dy skuadrave. Dje kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në Malaga dhe trajneri Silvinjo duket sikur e ka përcaktuar formacionin.

Në portë do jetë Strakosha në mbrojtje do luajnë Balliu, Kumbulla, Gjimshiti e Aliji. Treshja e mesit të fushës do përbëhet nga Shehu, Asllani e Laci dhe në sulm Bajrami, Daku e Hoxha. Sot Kombëtarja provon forcën ndaj Gjibraltarit por Silvinjo mendjen e ka më shumë tek Letonia:

Pas miqësores së sotme më 9 shtator të martën e ardhshme Kombëtarja pret në “Air Albania” Letoninë, sfidë kjo që duhet fituar patjetër për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Botëror.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?