Foto ilustruese

Testi PISA/ Rënie e paprecedentë e nivelit të francezëve në matematikë

7 Dhjetor 2023, 15:41| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 15:48

  • Share

Studimi ndërkombëtar i arsimit PISA që vlerëson nivelin e nxënësve në nivel parauniversitar, në matematikë, shkencë dhe lexim ka nxjerrë rezultatet e testimit të vitit 2022 edhe për Francën.

Në më shumë se 20 vitet që ka ky program, Franca nuk ka shënuar kurrë një rënie të tillë në rezultatet e tij dhe faktori kryesor që ka ndikuar si për shumë vende të tjera ka qenë pandemia.

“Në matematikë, rënia e vërejtur në Francë në periudhën nga viti 2018 deri në 2022 është më e madhja e vërejtur që nga studimi i parë PISA”, bën te ditur Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Sipas rezultateve të publikuara të martën, më 5 dhjetor, rezultati mesatar i Francës në matematikë ra me 21 pikë dhe ishte më i ulëti i matur ndonjëherë që nga viti 2000. Megjithatë, vërehet një rënie historike e 81 vendeve që janë studiuar.

E publikuar çdo tre vjet, klasifikimi i PISA-s, fokusohet në tre fusha (shkencë, matematikë dhe të kuptuarit e leximit) dhe ofron zhvillim të thelluar të njërës prej lëndëve. Këtë vit matematika ishte “më e rëndësishmja” në renditje. Studimi bazohet në një kampion prej 690 000 nxënësish 15-vjeçarë, përfshirë 6 770 në Francë.

Kjo rënie e performancës është një tendencë globale, ku mesatarja e OECD-së në matematikë ka rënë me 15 pikë në krahasim me vitin 2018. Kjo rënie "e paprecedentë", e vërejtur edhe në lexim, është si pasojë e "efektit shokues të Covid-19 në shumicën e vendeve”, thekson organizata ndërkombëtare. 

Edhe Shqipëria ka shënuar rënie të madhe në testin e PISA 2022. Në krahasim me testimin e vitit 2018, sipas raportit të fundit të PISA, Shqipëria ka humbur më shumë vende se thuajse 81 vendet e analizuara.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Covid23: 07/12/2023 16:52

    Vertet Covid19 ndikoj shume ne cdo njeri e aqmeteper tek femijet por nje ndikim te madh ka dhe Shteti me politikat e Çudiçme qe ndjek!Sot femijet deri ne klas te 9 megjithese eshte arsin i detyruar shkojne ne shkolle dhe bejne cfare te duan me shoket dhe mesuesit dhe ska asnje menyre per tju mesuar mesimin kundrejt deshires.Mesuesit sot nese ankohen penalizohen dhe nese penalizojne femijet serish penalizohen nga puna…Kjo sjell nje mesimdhenie fiktive dhe nota fiktive ku secili nga palet kenaqet por ata qe vertet humbasin jane femijet te culet nuk arrijne ta kuptojne akoma.Prandaj Shteti duhet te nderhyje per nje mesimdhenie me cilesore duke mbrojtur mesuesit jo duke i ber presjon per buken e gojes Ndryshe me mire te largohemi sesa te rrisim femije analfabet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?