Testim ‘ekstra’ për mjekësinë, garuesit nisin konkursin! Bllokimi i diplomës për 5 vite ndikon në pjesëmarrje, studentët skeptik për ligjin e ri

14 Gusht 2023, 17:44| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 17:51

  • Share

Nisi këtë të hënë pranë qendrës së Shërbimeve Arsimore provimi i informatizuar për studentët e Mjekësisë që do të vijoj deri më datën 23 gusht. Janë1813 maturantë që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 prej tyre. Pas provimit disa maturantë shfaqën pakënaqësi ndaj pyetjeve dhe rezultateve.

Gara për të fituar të drejtën e studimeve në degën ‘Mjekësi e Përgjithshme‘ ka nisur që këtë të hënë me testimin e informatizuar ku maturantët testohen nëpërmjet 50 pyetjeve të alternuara në lëndët biologji, fizikë, kimi dhe rezultatet u shfaqen automatikisht në monitor pas përfundimit.

“Është pak e frikshme.”

“Duheshin pak më shumë kohë. Një çerek ore apo 40 minuta më shumë duheshin”

“50 pyetje në total, të gjitha me alternativa . Ishte I nivelit mesatar.”

Këtë të hënë, provimit iu nënshtruan më pak konkurentë seç ishte parashikuar. Ligji i miratuar së fundmi për studentët e Mjekësisë që i detyron studentët të punojnë 5 vite pas studimeve në Shqipëri duke u mbajtur peng diplomat duket se  ka dhënë efektet e para.

Nga 1813 konkurrues të regjistruar, çdo ditë nga 14 -23 gushti do testohen  në orare të ndryshme 4 grupe me nga 60 kandidatë. Jashtë kamerës maturantët pohuan se në grupet që u testuan këtë të hënë, pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

Disa prej maturantëve kanë shprehur pakënaqësi ndaj vlerësimit dhe do ankimojnë rezultatin.

“85 pikë ka arrit vajza ime të marr, por për dy pyetje do ta ankimojmë. Nuk ka asnjë njeri të na shpjegoj sesi bëhet ankimimi. Në Fizikë sipas zgjidhjeve tona dhe të zyshës mendojmë që ka të drejtë vajza.”

Të tjerë maturantë shprehën pakënaqësi ndaj formulimit të disa pyetjeve.

“Ishte pak I vështirë. Të paktën unë kam gjetur një pyetje që mendoj se nuk ishte siç duhet. Disa ishin formualuar çka , port e njëra kishte një zgjidhje të gabuar .Absolutisht do ta ankimoj. Ishte ushtrim me tre pike.”

Pavarësisht se testimi I informatizuar është hapi I pare për të fituar të drejtën e studimeve pë mjekësi, maturantët ende nuk kanë firmosur asnjë kontratë me qeverinë dhe shumë prej tyre as që e kanë ndërmend.

“Do shikoj në të ardhmen.”

“Nuk e di tamam t’ua them as unë. Jam akoma duke e menduar thjesht më vjen gjynah se e kam me shumë pasion mjekësinë. Dua me vërtet  të futem prandaj po bëj dhe testin. Ndoshta do ta firmos, ndoshta do të paguaj nëse kam mundësi. Se di akoma.”

“Jam e indinjuar dhe e prekur me këtë ligj. Thyen rregullat dhe të drejtat.”

Pavarësisht se të pakët në numër të tjerët kanë vendosur të pranojnë kushtet e qeverisë.

“Po, do ta firmos.”

Me përfundimin e konkursit të dhënat e kandidatëve do të hidhen në sistem  nga Universiteti i Mjekësisë për t’u shpallur fituesit në datën 27 gusht. Në total universiteti I Mjekësië ka 464 kuota studentë për vitin e pare.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tepelena: 14/08/2023 18:44

    Eshte faji i qeverise qe nuk punon me fort ne ndikimin e opinionit publik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?