Testimet për COVID-19/ Fico: Përgjigje 24 deri në 72 orë, ka prioritete! Vonesat nuk janë norma por përjashtime (VIDEO)

17 Nëntor 2020, 16:05| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 19:22

  • Share

Rritja e kapaciteteve me shtesat e aparatura, shtesën e personave dhe krijimi i rrjetit të laboratorëve ka mundësuar përgjigje me të shpejta për testet COVID në Shqipëri.  Kështu deklaroi sot Drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

"Sot që flasim ISHP kthen përgjigjen e testimit të kryer mbi tamponin e sjellë 24 deri në 72 orë. Të gjithë monstrat që vijnë kanë një lloj prioritizimi.

Së pari janë personat e shtruar në spitalem 127, apo edhe grupe mësuesit, personali shëndetësor etj,  marrin përgjigjen brenda për 24 deri 72 orë. Ndërsa spitalet brenda 24-orëshit të parë nga marrja e tamponit.  Sa i përket rasteve simptomatikëve e rëndësishme është që të kemi mirëkuptimin e qytetarët.

Rritja e kapaciteteve me shtesat e aparatura, shtesën e personave, krijimi i rrjetit të laboratorëve, ka mundësuar përgjigjet e shpejta.

Nëse një person ndjehet pa qejf dhe mendon se ka simptoma të COCID-19 është përgjegjësia e tij të izolohet dhe të presë përgjigjen e tamponit.

Në raportimet ditore ne kemi dhënë detaje se kemi shtuar numrin e testimeve të kryera. Dikush mund të mbetet pas por kjo nuk është norma, por është përjashtimi", tha ajo në daljen për mediat.  


Lajmi kryesor:

Masa shtesë ndaj COVID/ Komiteti i Ekspertëve: Ndalohen grumbullimet mbi 10 persona, dasmat, mbledhjet partiake dhe tubimet! Në varrime vetëm familja


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?