Testimi, 40 000 punonjësve shëndetësorë iu injektohet ilaçi kundër malarjes

21 Maj 2020, 13:55| Përditesimi: 21 Maj 2020, 13:58

  • Share

Në Brajton dhe Oksford, në Britaninë e Madhe ka nisur një testim për të zbuluar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin.

Ilaçet Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.

Të gjithë pjesëmarrësit në testim kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19.

 “Nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, i tha profesori Nicholas Ëhite, një prej udhëheqësve të studimit, duke shtuar se “testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin e dy ilaçeve anti malarje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?