Armando Broja

Tetë herë kampionët e Francës, klubi i Ligue I kërkon Armando Brojën

26 Maj, 15:44| Përditesimi: 26 Maj, 15:55

  • Share

Armando Broja është dëshirë e Monacos në Francë. Klubi i Ligue I dëshiron sulmuesin shqiptar, duke qenë se 22-vjeçari do largohet këtë verë përfundimisht nga Chelsea edhe pse ka kontratë deri në verën e 2028.

Pas Dortmund dhe West Ham që kanë shtuar presionin për sulmuesin e Kombëtares, L'Equipe bën me dije se Monaco kërkon Brojën si zëvendësues të Ben Yedder.

Monaco përfundoi e dyta këtë sezon në kampionat dhe ka një listë dëshirash, mes tyre dhe Broja. Nëse Broja zgjedh të kalojë në Principatë, atëherë do luajë në mitikun "Luisi II" dhe në Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?