Tetë skuadra shqiptare do vijojnë rrugëtimin në turin e dytë kualifikues të Champions League dhe Conference League. Në kompeticionin më elitar të kontinentit, Drita e Gjilanit do vijojë rrugëtimin kundër një emri si Copenhagen, që është mësuar të jetë edhe në fazën e grupeve të këtij turneu. Po në Champions League rrugëtimin e vijon edhe Shkëndija e Tetovës që gjen përballë Steauan e Bukureshtit. Sfidat e para të turit të dytë kualifikues do zhvillohen më 22 korrik dhe të kthimit më 29 korrik.
Në Conference League nga Superliga shqiptare vijojnë garën tre skuadra. Egnatia, e cila u eliminua nga Champions League do vijojë garimin më tej kundër Dinamo Minsk. Vllaznia luan kundër Vikingur Reykjavik, ndërsa Dinamo e Ilir Dajës gjen Atletic Escaldes.
Më tej edhe Prishtina, Ballkani dhe Deçiç Tuz. Sfidat e para të turit të dytë kualifikues do zhvillohen më 24 korrik dhe të kthimit më 31 korrik.
Turi i dytë kualifikues
Champions League, ndeshjet e para më 22 korrik, të kthimit më 29 korrik
Copenhagen - Drita
Shkëndija - FCSB (Steaua e Bukureshtit)
Conference League, ndeshjet e para më 24 korrik, të kthimit më 31 korrik
Dinamo Minsk - Egnatia
Larne FC - Prishtina
Atletic Escaldes - Dinamo Tirana
Ballkani - Floriana
Vllaznia - Vikingur Reykjavik
Deçiç Tuz - Rapidi i Vjenës
Komente
