Vllaznia feston kualifikimin për në turin e dytë të Conference League

Sport

Tetë skuadra shqiptare në Champions e Conference League, kundërshtarët dhe kalendari

18 Korrik, 09:29| Përditesimi: 18 Korrik, 09:39

  • Share

Tetë skuadra shqiptare do vijojnë rrugëtimin në turin e dytë kualifikues të Champions League dhe Conference League. Në kompeticionin më elitar të kontinentit, Drita e Gjilanit do vijojë rrugëtimin kundër një emri si Copenhagen, që është mësuar të jetë edhe në fazën e grupeve të këtij turneu. Po në Champions League rrugëtimin e vijon edhe Shkëndija e Tetovës që gjen përballë Steauan e Bukureshtit. Sfidat e para të turit të dytë kualifikues do zhvillohen më 22 korrik dhe të kthimit më 29 korrik.

Në Conference League nga Superliga shqiptare vijojnë garën tre skuadra. Egnatia, e cila u eliminua nga Champions League do vijojë garimin më tej kundër Dinamo Minsk. Vllaznia luan kundër Vikingur Reykjavik, ndërsa Dinamo e Ilir Dajës gjen Atletic Escaldes.

Më tej edhe Prishtina, Ballkani dhe Deçiç Tuz. Sfidat e para të turit të dytë kualifikues do zhvillohen më 24 korrik dhe të kthimit më 31 korrik.

Turi i dytë kualifikues

Champions League, ndeshjet e para më 22 korrik, të kthimit më 29 korrik

Copenhagen - Drita

Shkëndija - FCSB (Steaua e Bukureshtit)

Conference League, ndeshjet e para më 24 korrik, të kthimit më 31 korrik

Dinamo Minsk - Egnatia

Larne FC - Prishtina

Atletic Escaldes - Dinamo Tirana

Ballkani - Floriana

Vllaznia - Vikingur Reykjavik

Deçiç Tuz - Rapidi i Vjenës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?