Kronikë

Plazhet pa vrojtues/ Tetë pushues të mbytur këtë sezon turistik nga Durrësi në Sarandë

7 Korrik 2018, 17:39| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 18:57

  • Share

Tetë persona janë mbytur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare. Katër nga viktimat janë shënuar në vijën bregdetare në Durrës, ndërsa katër të tjerët plazhet e tjera. Nga tetë viktimat, dy janë mbytur ditën e sotme në Durrës dhe në Sarandë. Viktima në plazhin e Porto Romanos u shënua paradite, ndërsa në mesditë u mbyt në Sarandë një turiste polake.

Ngjarjet e fundit janë kronika të paralajmëruara, pasi në vijën bregdetare si në Durrës, por edhe në Sarandë ku u shënuan rastet e fundit nuk kishte roje në plazhe. Edhe pse kullat e vrojtimit janë ngritur, rojet mungojnë ndërsa vijon ping pongu mes bizneseve dhe pushtetit lokal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?