Prej 20 vitesh tregton veshje, por asnjëherë si ky vit, nuk është përballur me këto pasoja në biznesin e saj. Temperaturat e larta deri mbi 30 gradë celcius, të pazakonta për stinën e vjeshtës, i kanë lënë stok në vitrina veshjet e trasha, si në rastin e Mimozës, ashtu dhe në shumë dyqane e qedra tregtare në Tiranë.
“Nuk jemi përballur asnjëherë me një situatë të tillë, ky vit më dobët nga të gjitha vitet. Nuk kemi shitur, kemi shumë stok, tani po bën shumë vapë, dhe e kufizon këtë pjesë. Do ta paketojmë dhe do ta hapim vjeshtën tjetër përsëri.”- tha ajo.
Xhupat, xhaketat, fustanet e vjeshtës, e kostumet me të gjata, po mbeten pa shitur, të ekspozuar vetëm nëpër vitrinat e dyqaneve.
Shumë biznese të veshjeve po bëjnë oferta, duke ulur çmimet deri në 70%, por rezultati nuk ndryshon.
“Kemi bërë oferta por nuk na funksionon. Domethënë ulje nën kosto”.
Përballë prekjes nga i nxehti bizneset kanë minimizuar porositë për mallin e dimrit.
Kemi bërë porosi dhe kemi marrë edhe një pjesë, por nuk kemi marrë shumë mall për shkak të shitjeve që nuk kemi.
Temperaturat e larta kanë ndryshuar kërkesën për veshje, edhe pse jemi në tetor qytetarët ende blejnë rroba të holla.
mos ja fusni kot Tetori gjithmone keshtu ka qene te pakten deri nga mesi i tij, edhe ajo puna e ofertave eshte me shume mashtrim
Përgjigju