FIER- 500 persona janë diagnostikuar me sëmundje tumorale në Fier për vitin 2021. Shifrat janë alarmante, ndërsa mjekja Anisa Mone tha për Report TV se domimon kanceri i gjirit. Apeli i përhershëm është kontrolli rutinë i grave, e sidomos mamografia për moshën 40 vjeç e lart.
Vetëm në ditët e para të tetorit rozë, 4 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri në spitalin rajonal të Fierit, pas kontrollit me mamografi.
“Pas vizitës me mjekun onkolog, ekografisë dhe mamografisë në qo ftëse dyshojmë për formacion malinj hapi I radhës është biopsia. Shumë e rëndësishmë pas bipsisë sistemi ire fermit në QSUT dhe aty përcaktohet skema e mjekimit dhe më pas pacienti ndiqet në spitalin e Fieirit”.- tha Mone.
Të gjitha gratë mbi 40 vjeç duhet të bëjnë mamografinë një herë në vit, ndërsa për moshat më të reja këshillohet ekografia. m Ekzaminimi ekografik jo i dmëshëm në mosha të vogla, mamografia me rreze x mbi 40 vjec”.
Onkologia thekson se është shumë e rëndësishme që sëmundja të kapet në kohë.
“Kanceri i gjirit më të mira që të kemi! Nëse kapet në stad të hershëm suksesi i trajtimit është I garantuar. Përgjithësisht pjesa më e madhe kanë prognozë të mirë 70-80 për qind e fitojnë këtë beteje”.- tha ajo.
Fieri renditet qarku i trete për sëmundjet tumoriale. Vetëm për vitin 2021 janë diagnostikuar 500 paciente, pjesa më e madhe me kancerin e gjirit.
“Në spitalin e Fierit jemi dy mjeke onlokoge dhe kemi pasur 450-500 raste nga në janar deri dhjetor 2021. Pjesën më të madhe e dominon kanceri i gjirit. Pjesa tjetër kancer pulmon kancer i sistemi gastroestronal”.- u shpreh ajo.
Kabineti Onkologjik pranë spitalit të Fierit ofron vizita me mjek specialist, aparatura diagnostikimi mamografi dhe ekografi si dhe shërbim ditor paliativ. Aktualisht në Fier janë 50 gra që trajtohen me kimioterapi.