18 vite më parë kur konstatoi gjëndrën në gjoks, Mimoza Dhama nuk kishte dëgjuar për kontrollet e kancerit të gjirit, por fati deshi ta zbulojë vetë në kohë.
55-vjeçarja nga Dimali ka kryer operacione, seanca kimio-terapie dhe tashmë gëzon shëndet të plotë. E gjëjmë pranë Poliklinikës në Berat teksa bën kontrollet rutine dhe apelon grate e tjera te mos neglizhojne!
“Kam qenë duke u larë dhe vura re që kisha diçka ndryshe në gjoksin tim. Menjëherë u nisa për vizitë në Berat këta të fundit më nisën në Tiranë. Pas analizave dhe biopsisë rezultoi se kancerin i gjirit ishte malinj. Më operuan pasi masa ishte shumë agresive. Vetë unë e mora me sportivitet, motra prindërit e përjetuan shumë keq. Më erdhi keq vetëm kur preva flokët e gjatë, ndërsa seancat me kimiot dhe rrezet i kalova me shumë vetëbesim. Që nga koha që u operova deri më sot bëj rregullisht vizitat sipas këshillave të mjekut dhe jam shumë mirë. I bëj thirrje vajzave grave mos nënvlerësoni veten tuaj kryejini vizitat pasi kjo do t’ju shpëtoj nga përkeqësimi i sëmundjes”, tha ajo.
Ndërsa, mjekja imazheriste e Beratit, Sara Memaj tha se gjatë këtij viti është rritur interesi i grave e vajzave për të kryer mamografinë e për pasojë rastet e rënda janë në rënie.
“Këtë vit kemi pasur numër të konsideruar të mamografive nga zonat rurale përkatësisht një mesatare e egzaminimeve deri më sot është 250 mamografi të kryera pranë poliklinikës së specialiteteve në Berat. I bëj thirrje të gjitha grave të qarkut Beratit mamografia është e hapur çdo ditë të vitit nuk duhet të vijnë vetëm në muajin tetor por çdo grua duhet të bëj një herë në vit mamografi dhe çdo gjashtë muaj ekografi të gjirit dhe vetkontrolli i gjirit është një mënyrë e mirë për ta kapur më hershëm nëse kemi patologji malinje që të vijnë ta kurojnë në kohë”, tha ajo.
Në Elbasan u zhvillua një aktivitet sensibilizues, ku mjekët ftojnë gratë diagnostikohen në mënyrë periodike.
Kanceri i gjirit është përgjegjësi kryesor i vdekjeve tek femrat, me rreth 17% të të gjitha sëmundjeve tumorale, ndaj çdo vit në muajin tetor organizohet fushata informuese për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjes.