Sociale

Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë

18 Tetor 2024, 18:27| Përditesimi: 18 Tetor 2024, 21:45

  • Share

Me rastin e muajit tetor, muajit sensibilizues të kancerit të gjirit Qendra Spitalore e Elbasanit zhvilloi një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit, duke ftuar gratë diagnostikohen në mënyrë periodike dhe ti kushtojnë rëndësi shëndetit.

Shifrat e të prekurve me kancer gjiri edhe në Elbasan janë në rritje, ndërsa mjekët flasin me shqetësim për shfaqen e sëmundjes në moshë të re.

Mjekja Onkologe Luljeta Vathi për Report Tv, u ndal te shkaqet që ndikojnë në prekjen e grave nga kanceri i gjirit, ku veç jetës sedentare ndikon edhe rritja e moshës së bërjes nënë.

“Jemi mbledhur sot për tetorin rozë që është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e gjirit dhe duhen kontrolle më të shpeshta dhe për të shkuar sa më shpejt tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti nëse shohim shenja që sna pëlqejnë. Duhet bërë mamografia. Po shtohen rastet e kapjes së sëmundjes në fazat e para. Jeta sedentare, konsumimi i ushqimeve me yndyrë dhe i pijeve alkolike është një risk dhe pjesa e lindjes për herë të parë mbi 30 ose 35 vjeç”, tha Luljeta Vathi.

Në rastin më të keq kur një grua përballet me një masë tumorale në trupin e saj është shumë e rëndësishme mbështetja morale, por dhe ana psikologjike. Psikologia Jonida Mustafaraj foli për rëndësinë e shëndetit mendor në këtë stad.

"Momenti i parë kur diagnostikohesh me këtë sëmundje është momenti më i vështirë. Psikologu është pjesë e grupit që jep informacionin psikologjik për të përballuar këtë sëmundje, që lidhet me mjekimin e vazhdueshëm, me mbajtjen e aktivitetit fizik dhe psikologjik”, tha Jonida Mustafaraj.

Pavarësisht motit jo të përshtatshëm me shi, gratë përcollën mesazhet e tyre në stendën e ngritur në qendër të qytetit, krah së cilës ishte vendosur edhe mamografia e lëvizshme për t'iu bashkuar thirrjes së diagnostikimit të hershëm.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?