Sociale

Tetori Rozë/ Kryhen 779 eko gjiri vetëm javën e parë! 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme japin shërbim falas në vend

8 Tetor, 08:04| Përditesimi: 8 Tetor, 08:10

  • Share

Në kuadër të ‘Tetorit Rozë’, janë vendosur në dispozicion të vajzave dhe grave në vend 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme duke ofruar shërbim falas. Vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, janë kryer 779 mamaografi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga takimet e vajzave dhe grave me mjekët në stacionet e mamografisë ku është gjendur dhe prezenca e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

“MIRËMËNGJES

dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama në postimin e tij.

 

 

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?