Tetori rozë/ Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit!! Ja në cilat spitale rajonale gratë dhe vajzat mund të bëjnë kontrolle falas

9 Tetor, 10:30| Përditesimi: 9 Tetor, 10:42

  • Share

Muaji tetor i cili cilësohët edhe si tetori rozë, është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë.

Për të gjitha gratë dhe vajzat që ende s’kanë bërë një mamografi, tashmë atë mund ta bëjnë në spitalin rajonal në vendbanimin në të cilin ato jetojnë.

Spitalet rajonale në të cilat bëhen vizita falas janë:
-Spitali Rajonal Shkodër, Poliklinika e spitalit, Shërbimi i imazherisë së spitalit
-Spitali Rajonal Lezhë- Poliklinika e spitalit
-Spitali Bashkiak Mat, Shërbimi i Radiologjisë së spitalit
-Spitali Rajonal i Elbasanit, Poliklinika e Specialiteteve
-Spitali Rajonal Durrës, Poliknkinika e Specialiteteve, Shërbimi i Imazherisë së spitalit
-Spitali Rajonal Fier, Shërbimi i Radiologjisë së Spitalit
-Spitali Rajonal Lushnje, Klinika e Imazherisë së Spitalit
-Qëndra Spitalore Rajonale Berat, Shërbimi i Radiologjisë së spitalit
-Spitali Rajonal Korçë, Poliknkinika e Specialiteteve, Shërbimi i Imazherisë së spitalit
-Spitali Rajonal Vlorë, shërbimi i Radiologjisë së spitalit
-Spitali Rajonal Gjirokastër, materniteti i spitalit

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?