“Tetorit Rozë”,  4331 ekzaminime dhe mamografi në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjiri

17 Tetor 2023, 10:00| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 10:10

  • Share

4331 ekzaminime dhe mamografi janë kryer në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjiri, sipas një rapori nga Ministria e Shëndetësisë. 

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur shifrën, ndërsa thekson se të gjitha gratë duhet të kujesen për veten. 

“Së bashku duhet të sensibilizojmë edhe më shumë, duke u bërë thirrje grave dhe vajzave që të tregojnë kujdes për veten, duke kryer ekzaminimet dhe mamografinë falas, jo vetëm gjatë këtij muaji, por çdo ditë të vitit”,  shkruan Koçiu.

Qëllimi i tetorit rozë është ndërgjegjësimi i sa më shumë grave me moshë mbi 40 vjeç që të kryejnë kontrollin periodik të gjirit dhe ekzaminimin përmes mamografisë. 

Gjatë këtij muaji orari i funksionimit të ekzaminimit të mamografisë është 8:00 me 18:00 në të gjitha kabinetet e mamografisë dhe mamografitë e lëvizshme, si dhe të shtunën deri në orën 14:00.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon me fushatën e mamografisë në të gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?