Teuta bën blerje për titull, firmos me Bregun! Copëtohet Kukësi

29 Shtator 2020, 10:26| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 17:04

  • Share

Teuta ka bërë një goditje të bujshme në merkato, duke firmosur me një nga futbollistët më të spikatur në Superligë si Dejvi Bregu. 25-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut, ndërsa tashmë është prezantuar te ‘djemtë e detit’, të cilët me këtë goditje tregojnë se synojnë kampionatin.

“KF Teuta , njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Dejvi Bregu. Lojtari është prezantuar dhe nesër do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 24 tetor 1995, Dejvi Bregu, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me Skendërbeun ku është paraqitur për dy sezone. Dejvi Bregu, i gjatë 1.75 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofensiv, dhe ne krahun e majt të mesfushës. Afrimi i Bregut në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës blu të Teutës.”

Lëvizje të mëdha në dalje janë raportuar 24 orët e fundit edhe te Kukësi, që nga sezoni i kaluar i mungojnë rreth 80% e lojtarëve. Pas Shkurtajt, Rrocës Abazajt, Musollit, Et’Hemit, Mustës, Telushit dhe Musollit janë larguar së fundmi edhe mbrojtësi Obanor e Enis Gavazajt.

Këto lëvizje jashtë parashikimeve kanë sjellë përshtjellime të mëdha edhe në rang drejtuesish, ku nuk përjashtohet mundësia e ikjes dhe të tyre, pasi klubi me këto largime me shumë gjasa është dobsuar shumë megjithëse në faqen zyrtare klubi ka lajmëruar se do të ketë goditje të rëndësishme në merkato.

Dejvi Bregu (Majtas) nënshkruan me Teutën

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?