Albano Aleksi

Sport

Teuta bën goditjen e katërt, përforcohet në mesfushë me ish-futbollistin e Luftëtarit

15 Qershor 2019, 19:41| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 07:59

  • Share

Teuta e cila këtë verë do të marrë pjesë në kualifikueset e ‘Europa League’ ka bërë goditjen e katërt në merkato. Durrsakët kanë afruar në skuadër një emër të njohur të futbollit shqiptar si Albano Aleksi, i cili sezonin e fundit ka luajtur te Luftëtari.

Aleksi ishte një lojtar i lirë pasi prej 30 majit dhe me Teutën ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Më herët klubi i Teutës ka nënshkruar me futbollistët Aleksandros Kuoros, Blagoja Todorvski dhe Rustem Hoxha. Ashtu si edhe Partizani, Kukësi dhe Laçi edhe Teuta do të mësojë me 18 qershor rivalin në Kupat e Europës.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?