Futbollistët e Luftëtarit përgëzojnë njëri-tjetrin pas fitores

Teuta “bie” në Gjirokastër, Luftëtari merr 3 pikë të rëndësishme

23 Shkurt 2019, 16:15| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 16:17

  • Share

Një javë pas fitores shpresdhënëse me Kukësin, Teuta është shtangur nga Luftëtari në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Superligës. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Blendi Shkëmbi janë mposhtur minimalisht 1-0 në Gjirokastër.

Goli që vulosi ndeshjen dhe që njëkohësisht vulosi 3 pikët për Luftëtarin u realizua në minutën e 32 nga Rapo. Mundësinë më të mirë për të barazuar Teuta e pati në pjesën e dytë, por Gerhard Progni nuk u tregua i saktë tek penalltia.

Me këtë humbje Teuta rrezikon t’i largohet akoma më shumë Partizanit kryesues dhe të humbasë vendin e dytë, ndërsa Luftëtari merr një fitore me shumë vlerë që e mban në distancë sigurie nga dy vendet e fundit.

Ndërkohë të premten takimi hapës i javës së 23 mes Skënderbeut dhe Tiranës përfundoi me shifrat 1-2 në favor të bardhebluve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?