Momente nga ndeshja Teuta-Partizani

Teuta dhe Partizani i bëjnë keq njëra-tjetrës, supersfida e javës gëzon Vllazninë

25 Janar 2021, 18:50| Përditesimi: 25 Janar 2021, 18:52

  • Share

Supersfida e javës së 16 të Superligës mes Teutës dhe Partizanit është mbyllur me shifrat 1-1. Një barazim që i shkon për shtat më shumë Vllaznisë, e cila ruan diferencën me dy skuadrat ndjekëse në 9 pikë.

Përsa i përket zhvillimit të ndeshjes të parët që kaluan në avantazh ishin ‘demat’ me Asanin, duke krijuar përshtypjen e një tre pikëshi në transfertë. Gjithsesi po brenda pjesës së parë Teuta barazoi me sulmuesin Krasniqi. Në pjesën e dytë, përveç ndonjë rasti sporadik, për t’u veçuar ishte kartoni i kuq i futbollistit të Partizanit, Murataj.

Pas 16 javësh kampionat Teuta dhe Partizani ndajnë vendin e dytë me 27 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?