ELBASAN- Kampionia në fuqi e Superligës, Teuta e ka nisur me fitore sezonin e ri, pasi në Elbasan Arena ka mposhtur me rezultatin 1-0 Partizanin.
Ndeshjen e parë të këtij sezoni e vendosi Gorgiev në minutën e 18’ pas një gafe të portierit Alban Hoxha. Mundësia më e mirë e Partizanit për të barazuar ishte në pjesën e dytë, por penalltia e akorduar me VAR nuk u ekzekutua saktë nga Junior. Braziliani penalltinë e gjuajti jashtë.
Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që VAR ndërhyri në ketë sfidë, që është edhe risia e këtij sezoni.
Komento