DURRËS - KF Teuta është një "kantier" ndërtimi. Pas marrjes së presidencës nga Fatos Troplini, zyrtarizimit të trajenrit Enkeleid Dobi dhe drejtorit sportiv Renato Arapi, durrsakët kanë nisur të zënë "vrimat" nga porta.
Këtë të mërkurë klubi durrsak ka zyrtarizuar afrimin e Gentian Selmanit (27 vjeç), ish-gardianit të Kombëtares që pak javë më parë mbylli aventurën dy vjeçare me Tiranën.
"KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e portierit të njohur, Gentian Selmani. Gardiani 27-vjeçar, i cili ka spikatur ndër vite në Kategorinë Superiore dhe jashtë saj, do të mbrojë ngjyrat blu duke nisur nga sezoni i ri. Selmani, me përvojë dhe cilësi të larta mes shtyllave, pritet të jetë një pikë e rëndësishme për skuadrën durrsake", njofton klubi durrsak.
I dalë nga moshat e Partizanit, Selmani u bë i njohur për paraqitjet me Laçin, teksa në Shqipëri ka mbajtur veshur edhe fanellat e Kastriotit dhe Tiranës. Në Turqi ai kaloi katër vite mes Menemenspor dhe Boluspor.
Komente
