E themeluar në vitin 1994 Kompania Teuta e cila operon në dy sektorë kryesorë: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, sot është një nga kompanitë më prestigjioze në treg si dhe lider në prodhimin dhe shpërndarjen e artikujve ushqimorë. Produktet e saj mund ti gjeni në të çdo rrjet të supermarketeve në Shqipëri. Së fundmi kompania ka hapur dyqanin e saj online eshop.teutadurrës.com, ku mund të gjeni gjithçka rreth sektorit të gatimit. Të gjitha produktet cilësore, me këtë mundësi të re do t’ju vijnë në shtëpi dhe transporti do të jetë falas në qytetet Durrës dhe Tiranë, mjafton të aplikoni.
Emanuela Gordani menaxhere marketing-u në Kompaninë Teuta, shpjegon të gjitha risitë që do të mund të gjejnë qytetarët në platformën online, dhe me çmime tepër ekonomike.
“eshop.teutadurrës.com është platforma më e re apo dyqani më i ri online, ku çdo person mund të bëjë blerjet e tij nga shtëpia lehtësisht, pa pasur nevojë për të shkuar në supermarket. Njerëzit në këtë platformë mund të gjejnë një gamë shumë të gjerë të produkteve ushqimore duke mos munguar asgjë, siç është orizi në varietete të ndryshme si integral, basmati, apo bio. Transporti është falas, ka oferta të personalizuara çmime ekonomike produkte bio, pa gluten integrale dhe shumë e shumë mundësi të tjera se përse njerëzit mund të blejnë online”, shprehet Gordani.
Në eshop.teutadurrës.com do të gjeni oferta javore me artikuj shumë cilësorë duke përfituar njëkohësisht dy fish në cilësi dhe leverdi. Aplikimi është tepër i thjeshtë, mjafton të futeni në adresën eshop.teutadurrës.com, të zgjidhni produktin që dëshironi, ta shtoni në shportë dhe të klikoni mbi dritaren bli shportën, më pas lini të dhënat tua dhe porosia ju vjen direkt në shtëpi.
Kompania Teuta është shpërndarës ekskluziv i markave të mirënjohura botërore në sektorin ushqimor si: Scotti,Star, Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant' Anna, Pomi, Gallina Blanca, Casillo, Lesaffre, Roberto, Lotte Aloe Vera.