Foto ilustruese

Teuta i shkakton disfatë Skënderbeut në Korçë, Kukësi mposht me vështirësi Luftëtarin

1 Dhjetor 2018, 19:36| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 19:39

  • Share

Skënderbeu ka pësuar humbjen e parë në shtëpi që prej fillimit të sezonit. Skuadra korçare është mposht 0-1 nga Teuta që drejtohet nga Bledi Shkëmbi, ish-futbollist dhe kapiten i kampionëve në fuqi.

Goli I fitores me vlerë 3 pikët për “djemtë e detit” është realizuar nga Kamara në minutën e 33. Skëndebeu u përpoq jo pak për t’i ndryshuar udhën takimit, me Alitin që në fundin e pjesës së parë humbi një penallti. Deri në fundin e lojës korçarëve iu anulluan edhe 3 gola, 2 për pozicion jashtë loje dhe 1 tjetër për faull në sulm. Ky rezultat rrit akoma edhe më shumë diferencat me Partizanin kryesues.

Ndërkohë në Gjirokastër-Kukësi ka fituar minimalisht 0-1 kundër Luftëtarit. Ndeshja u duk sikur po shkonte drejt barazimit, por në minutën e 88 Etemi shënoi golin trepikësh për verilindorët. Në fund festë për skuadrën e Cungut, që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 27 pikëve, 7 më pak se vendi i parë.

Komento

Komente

  • Fredi: 02/12/2018 00:45

    Disfatën e vërtetë ia shkaktuan këtij ekipi model, batakçinjtë katnarë që duan të mbushin brekët dhe çorapet e tyre me pará, duke mos pjerdhur fare për asnjë lloj imazhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?