Skuadra e Teutës është vetëm 90 minuta larg titullit Kampion të Shqipërisë pas barazimit pa gola në Laç dhe humbjes së Partizanit në kryeqytet me Vllazninë me shifrat 1-0. Durrsakët duhet të fitojnë javën tjetër në shtëpi ndaj Apolonisë e rënë tashmë nga kategoria dhe do të shpallen kampion. Gjithmonë në rast se Vllaznia nuk fiton me një gol më shumë se Teuta në ndeshjen e saj kundër Laçit. Kjo pasi dy skuadrat ndajnë vendin e parë me 63 pikë dhe Teuta udhëheq vetëm si pasojë e 1 goli më shumë, pasi ndeshjet direkte janë të ndara në barazim.
Java e parafundit e Supërligës Shqiptare përfundoi më këto rezultate. Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Partizanit në kryeqytet. Ndeshja Laçi-Teuta përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa Apolonia-Tirana 1-1. Sakaq Skënderbeu siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore, pasi fitoi 2-1 ndaj Kukësit.
Aktualisht kryesojnë Teuta dhe Vllaznia me pikë të barabarta 63, ndjek Partizani me 62 pikë dhe Laçi me 61 pikë.