Shumë tezga në tregun e frutave perimeve të Fierit kanë mbetur bosh. Rënia e fuqisë blerëse ka çuar në tkurrjen e tregut. Siç tregon për Report TV, përgjegjësi, Sadik Gega përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë larguar 15 tregtarë.
”Këtu ka shumë vende mangët, rreth 15 vende. Dihet dhe arsyeja njerëzit kanë emigruar për punët e tyre, por edhe tregu është rrudhur. Këtu janë tërë me licencë të paguar, unë paguaj taksën. Nuk ka fuqi blerëse, shpopullimi”, thotë ai.
Kriza ekonomike dhe emigrimi ka prekur edhe tregtarët të cilët po largohen nga vendi.
“Ato që e kanë braktis kanë ikur jashtë. Këtu ka mbaruar çdo gjë, këtu nuk ha as bukë dot më, do ikim të hamë bukë jashtë shtetit. Ku ka blerës të gjithë kanë ikur jashtë shtetit”, thotë një tregtare.
Pagat dhe pensionet janë të ulëta, ndërsa çmimet gjithnjë e më të papërballueshme, thonë blerësit.
“Janë larguar pasi paga është e ulët. Pensionet janë zero. Detyrimisht fuqia blerëse do bjerë e tregtarët do marrin rrugën e emigrimit sepse pushtetarët mendojnë vetëm për veten e tyre nuk mendojnë për popullin”, thotë një qytetar i moshuar.
“Për xhepin tonë është shumë shtrenjtë. Me pensionin që kemi ne nuk arrin të hash as bukë thatë”, thotë një pensioniste.
Matje të ndryshme nga INSTAT tregojnë se fenomeni i emigracionit është shumë i lartë, gjatë 10 viteve të fundit janë larguar mbi 7,5% e popullsisë së vendit.
Kjo ndodh,kur fitimi kerkohet tek cmimi e jo tek qarkullimi i mallrave.
PërgjigjuMos kini merak se tani e tutje do t'i keni deputetet e zones dhe zyrtaret e larte te atyshem klientet me te mire meqe ju ngriten dhe rrogat.Nje prej ketyre vlen financiarisht sa 10 pensioniste.Gjithashtu keni dhe rruge,autostrada,lulishte dhe pedonale(premtimet e zgjedhjeve).Keto mund te mos jene fabrika e uzina qe sigurojne vende pune e si rrjedhim rroga e fuqi blerese,po nuk prish pune.Rendesi ka qe domatet e trangujt te mos u vrihen rruges duke ardhur me kamione ne rruge me gropa.Malli duhet dorezuar ne rregull e i pa demtuar,pastaj po u kalb nga mosshitja per shkak te cmimit e te mungeses se fuqise blerese nuk ka rendesi.Te na rrojne rruget,pedonalet e deputetet!
Përgjigju