Pamje e pazakonshme përpara festave të fundvitit në tregjet e Shkodrës. Aty shihen fare pak blerës ndonëse çmimet kanë rënë në minimumin e tyre.
Vetë tregtarët thonë se blerjet kanë shënuar rënie për shkak të situatës ekonomike dhe pandemisë, por edhe informalitetit.
Kjo pasi ka shumë tregtarë ambulant të cilët nuk futen në treg por qëndrojnë në rrugë.
“Fillimi i tregut ishte i mirë por tani ka rënë. Çmimet kanë rënë por situata është njësoj. Kanë dalë shitës dhe ambulantë të tjerë ndërsa ne paguajmë qiratë këtu. Bashkia nuk ka bërë asgjë për t’i hequr. Nuk ka dhe fuqi blerëse” – thotë një tregtar.
“Lek nuk ka, punë nuk ka. Nuk ka blerje fare. Pandemia, njerëzit nuk kanë lekë. Çmimet janë të lira, nuk ka pasur kurrë më të lira se këtë vit” – tha një tregtar tjetër.
“Fuqia blerëse ka rënë. Në krahasim me vitet e tjera çmimet janë të përditshme. Mund të bëni një vëzhgim në treg dhe mund të shohësh që është bosh” – është shprehur një tregtar tjetër.
Çdo vit është trajtuar problematika e dyndjes së tregjeve dhe rritjes së çmimeve të produkteve të fruta perimeve në prag të festave.
Këtë vit konstatohet ulje e fuqisë blerëse dhe ulje të çmimeve.
Gjith jeten tu u anku kemi ngel , me partin e punes nuk kishte ushqime e fruta , tashi ka me shumic Po skemi para ti blejm ,
PërgjigjuCdo vit une i mbaj mend tregtaret qe thone sivjet eshte dobet vjet ishte mire.Pas nje viti perseritin prap fjalet e vjetshme.Hajde merre vesh si eshte e verteta.Tregtari si profesion eshte pak mashtrus po keta jane tregtare te vegjel.Te medhenjte jane super mashtrusa shushunja fare.
Përgjigjupo,po simbol i fukarallekut eshte, prandaj nuk kalon dot rrugeve nga trafiku, dhe nuk kane ardhur shume emigrante sepse pastaj do ishte kolaps total per levizje, megjithate tregetaret nuk i kemi degjuar asnje vit te jene te kenaqur, vetem ankohen, eshte bere mode tashme, kush te ankohet me shume, eshte i vetmi vit kur cmimet nuk po rriten ne fund te vitit qe shkonte mandarina 100-150, trangulli deri 200 dhe po ashtu domatja, edhe ateher perseri ankoheshin, sot qe flasim eshte nje vit gati normal, sepse sado fukarallek njeriu perseri do haje nuk do rrije pa ngrene, tregjet vertet mund te kene probleme por ka dhe nje fenomen tjeter, gati ne cdo rruge tashme sheh fruta-perime me bollek, me tezga plot me mall dhe klientet nuk kane me nevoje te shkojne te "pazari" per te blere, ekonomia e tregut i sistemon keto probleme dhe tregetaret e pazareve tashme duhet te rishikojne vendet e tyre te shitjes sepse me ankesa pafund nuk zgjidhet gje, saper 25 prillin ....enderoni se mbase ju dalin...endera jane....
PërgjigjuPrandaj 25 prilli Populli duhet ti thote JO rilindjes qe eshte simbol I fukarallekut
Përgjigju