Politikë

VIDEO/ ‘Të votosh kënetën je politikisht autik', Rama kërkon ndjesë për deklaratën: Term i gabuar! Kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

22 Prill, 23:01| Përditesimi: 22 Prill, 23:52

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike për një deklaratë të tij gjatë një takimi elektoral, kur tha se 'të votosh kënetën je politikisht autik'.

Përmes një video në rrjetet sociale, ai pranoi se deklarata ka qenë e papërshtatshme edhe pse e bërë pa qëllim.

Ai shtoi se qeveria do të dyfishojë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta. Ndërkohë, u shpreh se reagimet politike pas deklaratës së tij nuk do ta ndalojnë për të vijuar punën për të mbështetur më shumë familjet në nevojë.

"Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që më ka mbetur diku në mendje se është përdorur edhe në literaturën politike, akademike dhe më doli sot krejt padashje. Por, ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, se vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.

Prandaj kërkoj ndjesë dhe u grantoj se kam  jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të përfituar pikë në sy të atyre prindërve të nderuar, u jap fjalën se kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen që t’i japim mësimin e merituar më 11 maj për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi’, tha Rama.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Euglen Karriqi: 23/04/2025 09:55

    Ke dyfishuar mbeshtetjen por te jane dyfishuar cmimet dhe te jane trefishuar femijet me te tilla probleme. Si i bie? I ke dyfishuar akoma?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?