Aktori i humorit Agron Llakaj në rolin e juristes Eni Cobani, dhe vetë Cobani

VIP & Spektakël

Tha se do e hidhte në gjyq, Eni Çobani bën paqe me Agron Llakajn: Është artist i madh, i bën njerëzit për të qeshur

27 Tetor 2018, 23:01| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 23:03

  • Share

Juristja Eni Çobani përveç telasheve të fundit që u bë publike në media për një përplasje në sallën e gjyqit në Gjirokastër, me njërën nga palët e pranishme në konflikte, mbahet mend edhe për debatin e saj me aktorin e humorit, Agron Llakajn.

Llakaj e imitonte rubrikën e Çobanit në spektaklin e tij të humorit, dhe juristja deklaroi pak kohë më parë se do e hidhte në gjyq, për t’i shkuar deri në fund kësaj historie. Por duket se ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

E ftuar në Pop Culture, Çobani ka thënë se ka hequr dorë nga padia për Llakajn dhe shton se ka respekt për të.

Agroni është një artist i madh në formatin e tij. Është një humorist me një karrierë të jashtëzakonshme. Unë jam e rregulluar me këdo, i cili jep një kontribut në shoqërinë shqiptare për mirë. Dhe mjafton që ai i bën njerëzit për të qeshur. Kështu që, bravo Agron Llakaj që bën njerëzit për të qeshur. Dhe e përshëndes!.

Eni Çobani, juriste

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?