Tomor Alizoti

Politikë

Tha se do i hante të gjallë po të preknin votat, Alizoti: Qytetarët u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit

20 Maj, 07:12| Përditesimi: 20 Maj, 07:20

  • Share

Drejtuesi politik i Elbasanit, Tomor Alizoti ka falenderuar demokratët për votën në 11 Maj. Ndonëse PD pësoi humbje të thellë jo vetëm në këtë qark, Alizoti  e gjen “fajin“ te qeveria duke thënë se votuesit opozitarë ishin nën presion dhe se u deshën të përballeshin me bandat dhe zyrtarët e Elbasanit.

“Dua të falenderoj nga zemra dhe ti përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve që u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit. Edhe pse përgjegjësia e PD-së për intimidimin, dhunën, blerjen nuk është direkte, sërisht unë ndjehem i prekur që qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës.”, shkruan Alizoti.

Më tej, ai i quan heronj demokratët që nuk u trembën nga pushteti.

“Heronj të vërtetë janë ata mijëra demokratë që nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin. Faleminderit vajzave dhe djemve, komisionerëve e numëruesve të PD-së. Ju qëndruat ndaj, trafikantëve, administratës më të korruptuar. Ne nuk e harrojmë kurrë, opozita është qëndrim ndaj së keqes. Ju jam mirënjohës.”, shkruan Alizoti.

PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhje, duke u tkurrur në 50 mandate dhe rënie të ndjeshme në përqindje. PD ka kontestuar edhe votën e diasporës, e cila i dha gjithashtu një mbështetje të ndjeshme PS-së, duke kërkuar një audit nga KQZ si edhe mospërfshirjen në rezultatet e fundit.

Alizoti tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës edhe me një deklaratë të tijën, teksa kërcënontë kundërshtarët duke thënë se nëse preknin votën “do t’iu hamë të gjallë”.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tefik: 20/05/2025 10:15

    Po mire mer kastravec ku ishe ti qe do i hanje te gjalle?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?