Stresi dhe Keisi

Tha se do kishte dalë nga BBV Kosova nëse do hynte ish-gruaja, reagon Keisi për deklaratën e Stresit

8 Dhjetor 2022, 20:57| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 20:58

  • Share

Reperi i njohur Stresi është rikthyer në qendër të vëmendjes për jetën private pasi është bërë pjesë e BBV Kosova.

Ka qenë vetë reperi, i cili gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin, me të cilën u martua por u ndanë për shkak të distancës.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga shtëpia.

Mirëpo tashmë ka reaguar Keisi. Ajo ka publikuar videon e Stresit në Instastory dhe ka shkruar: “Njiheni edhe ju pak”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?