Deputeti demokrat Dashnor Sula ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu ku qëndron Sali Berisha me mbështetësit e tij. Në pamje duket se hyn brenda selisë ndërsa mbështetjen e tregoi edhe gjatë fushatës kur dilte në krah të kandidatëve të dyshes Berisha-Meta.
Duket se Sula heq dorë përfundimisht nga Alibeaj, për të cilin nuk ka kursyer komentet më parë dhe thoshte se nuk do të kthehej në PD sa kohë që aty të ishte kryetari i komanduar dhe të gjithë ata që e drejtojnë.
Edhe fushatën e Alibeajt e cilësoi të turpshme ndaj duket se heq dorë përfundimisht nga kryetari i komanduar i PD për t’u bërë pjesë e Berishës.
D.Sula po sillet si ata tradhetaret qe shkuan delegacion te Victor Emanueli,vetem /kurora/ e PD i mungon ne duar qe t'ja jape Sales.
Përgjigju